Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Miftaraj: Kurti dhe e gjithë VV-ja janë dehur nga “sukseset” dhe po bëjnë shaka me rolin e ShBA-së në Kosovë

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka ironizuar me sukseset e Qeverisë Kurti1 dhe Kurti2, duke përmendur dështimet e tyre.

Miftaraj ka përmendur politikat sociale, papunësinë de ikën e të rinjve në Gjermani.

Ai duke ironizuar ka thënë se ka pasur ulje të çmimit të rrymës, përmirësim në sundimin e ligjit.

Miftaraj duke i cituar këto si “suksese” të qeverisë, ka thënë se Kurti, ministrat dhe deputet e VV-së janë dehur dhe po bëjnë shaka me rolin e ShBA-së në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sukseset e qeverise Kurti dhe LVV 2020-2024, ne Qeverine Kurti 1 dhe Kurti 2;

Te arritura te jashtëzakonshme në politika sociale

Ulje te papunesise dhe hapjen e vendeve te reja te punes ne Gjermani, rritjen e pensioneve, rritjen e pagave ne sektor publik dhe privat

Trepça dhe VALA me rritje te Dividentes ne mbi 800 milion Euro ne buxhetin e shtetit

Uljen e çmimit te rrymes, uljen e çmimit te biletave te aeroplanit per diasporen dhe qytetaret qe duan te vizitojne Evropen

Permiresimin e sundimit te ligjit, uljen e rasteve te dhunes ne familje, miratimin e Kodit Civil

Marrjen e statusit kandidat per BE, anetaresimin ne Keshill te Evropes, Interpol, Unesco, rritjen e njohjeve ne 150 shtete te OKB, promovimit te raporteve ndershteterore me Shqiperine, Maqedonine, Malin e Zi

Finalizimin e krejte rrugeve regjionale dhe fillimin e projekteve kapitale me vlera miliardshe per 10 vitet e ardhshme.

Kryeministri Kurti, ministrat dhe deputetet e LVV te dehur nga gjithe keto “suksese” kane fituar vetbesim te jashtezakonshem sa po bejne shaka me rolin dhe rendesine qe ka ShBA ne Kosove dhe rajonin e Balkanit Perendimor. Qasje te njejte po mbajne edhe disa figura te “pavarura” me shprese se do perfitojne privilegjin te behen pjese e qeverisjes Kurti

Rune more veten e me shume neve, e dijani hallin vetes se sa keni kapacitete e mundesi me mbijetu dhe fuqizu shtetin tone pa miqte tane tradicional.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit