Shtohen telashet për këngëtaren Xhensila Mytezaj, e cila përveç performancave ‘të nxehta’ nëpër klube të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ka edhe statusin e biznesmenes.
Por, sipas një denoncueseje, e cila do të mbetet anonim, aparati i lazerave i klinikës së Xhensilës, është nga ata kinezët, të blerë tepër lirë, të cilët kanë shkaktuar djegie të klientes.
Vajza në fjalë ka vajtur për një proçedurë normale të depilimit me lazer dhe aparatura i ka shkaktuar djegie dhe dëme të pariparueshme, duke bërë që klientja të largohet e lebetitur nga klinika private e këngëtares.
Duke patur parasysh se një seancë depilimi me lazer tek klinika e ‘Vip’-es nuk kushton pak, kësaj i thonë: Në vend të vesh vetulla, nxjerr sy.
Nga ana tjetër, klinika estetike ‘Silabel’ te Liqeni i Thatë, me pronare të vetme Xhensila Myrtezaj, një investim rreth 2 milionë euro, është denoncuar nga kompania, e cila është distributore zyrtare e lazerave që mbajnë emrin ‘Alma’, se këngëtarja kryen shërbime estetike me një lazer fals, që mban po emrin Alma, duke e reklamuar si lazer origjinal.
Kompania e lazerave akuzon Xhensila Myrtezajn për falsifikimin e markës së tyre, me qëllim fitimi. Ndonëse me lazer të falsifikuar dhe me origjinë nga Kina, klinika Silabel ka çmimet më larta për shërbimet etetike. Jo vetëm kaq. Por, Xhensila Myrtezaj ka personalizuar lazerin jashtë standarteve, duke vendosur mbi të emrin e klinikës së saj, ngritur me para të dyshimta.
Një lazer i fals dhe i pacertifikuar nga FDA sipas standarteve evropiane, është një rrezik serioz për shëndetin e lëkurës, ku mund të çojë në dëmtimin e lëkurës dhe në sëmundje kancerogjene, siç edhe ndodhi në rastin e denoncuar.