spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

UEFA ia bie punën ngushtë serbëve, shkaku i provokimeve ndaj Kosovës 

Është koha që Serbia të dënohet rëndë, edhe me përjashtim nga të gjitha garat qoftë me kombëtare qoftë me klube!

Serbët janë të shqetësuar sepse e kanë marrë verejtjen e fundit nga UEFA, se mund të përjashtohen me kusht nga Liga e Kombeve në futboll.

UEFA ka paralajmëruar për herë të fundit Serbinë dhe tifozët e saj, se nëse do të ketë ngjarje dhune apo thirrje politike, do të përjashtohet nga Liga e Kombeve.

Kjo krejt shkaku i Kosovës, provokimet që i bëhen shtetit tonë, në ndeshjet e shumta të niveleve të garave të ndryshme, duke u nisur nga tifozët famëkeq të Cërvena Zvezdës, Partizanit, kombëtares së Serbisë etj., duke brohoritur “Kosova është Serbi” dhe fyerje të tjera, janë çnjerëzore dhe kulmi i turpit.    

“Për shkak të gjithë kësaj, UEFA ka dërguar paralajmërimin e fundit, para dënimeve më drastike që shkojnë deri në përjashtimin me kusht nga gara”, ka shkruar medium,is erb “Kurir”.

Bile dje FSS ka lëshuar një deklaratë duke u kërkuar të gjithë tifozëve të mbështesin ekipin dhe vendin e tyre në mënyrën e duhur!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit