Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, duel ky në kuadër të xhiros së fundit në Ligën e Kombeve.
Gjyqtari i takimit vendosi që në minutat e fundit të pjesë së parë ta ndëshkojë me të kuq Muharrem Jasharin pas një ndërhyrje në kundërshtarin.
Pas rishikimit me sistemin VAR, gjyqtari i ndeshjes vendosi ta ndëshkojë Jasharin me të kuq.
Ishte pikërisht Jashari ai që ia dhuroi epërsinë Kosovës në minutën e 6-të të takimit.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin 1:0.