Kombëtarja e Kosovës sonte del për herë të fundit në fushën e blertë për këtë vit.
“Dardanët” do të përballen me Lituaninë, për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, edicioni 2024/25.
Ndeshja nis nga ora 20:45, derisa futbollistët dardanë hyjnë në fushë pa e ditur ende vendimin përfundimtar nga UEFA për ndeshjen ndaj Rumanisë.
Në atë takim, lojtarët e Kosovës kishin lëshuar fushën më herët se që duhet pas thirrjeve raciste në stadiumin “Arena Nationala”.
Megjithatë, të gatshëm e të motivuar para takimit të sontëm janë treguar nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka publikuar pamje nga përgatitjet për ndeshjen sonte.
“Ne jemi gati” ka qenë mbishkrimi i përdorur nga FFK-ja në rrjetin social “Facebook”.