Mircea Luçesku duket se tani i ka ra ndërmend se çka ka bërë tifozeria rumune!
Dhe tani del e adreson akuza ndaj Kosovës!
Mircea Luçesku po e mbron turpin rumun që e pa e gjithë bota!
Në vend që të kërkojë falje ai e mbron turpin.
Në vend që të distancohet nga provokimi ndaj Kosovës, ju si trajneri 79-vjeçar kërkoni reagim nga UEFA,.
Çfarë borxhi iu ka Kosova që ju rumunët t’i bëni argatin Serbisë…
“E dinim më parë se do të largoheshin nga fusha, e kishin deklaruar edhe në konferencë. Publiku u soll mirë.
As që mund të krahasohet me atë që ishte në Prishtinë. Na hodhën sende, vërshëllenin himnin tonë. Prisja që himni i tyre të mos vërshëllehej.
Ata shpresonin se do të dilnin nga fusha dhe do të fitonin 3-0. Mungesë e tmerrshme e lojës së ndershme.
Në fushë duhet treguar respekt dhe edukatë. Pastaj dolën me disa gënjeshtra. Ata nuk u ofenduan, goditën. Nëse nuk fitojmë 3-0, do të thotë se nuk ka më rregullore.
]Gjyqtari duhej ta merrte menjëherë vendimin, nuk kishin guxim ta bënin.
Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mëngjes.
Gjithsesi, u ktheva në shtëpi në orën 04:00 të mëngjesit. Një ekip që largohet nga fusha duhet të humbasë 0-3. Vendimi duhet të merret nga UEFA”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Rumanisë.