Futbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë braktisur fushën në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në Bukuresht, pas thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.
E ndaj këtij rasti, ka reaguar edhe publicisti Milaim Nela.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se ishte e “patolerueshme sjellja ndaj kombëtares së Kosovës dhe kjo e përsëritur disa here”.
Postimi i plotë
Atë që bënë sot lojtarët e Kosovës duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. E patolerueshme sjellja ndaj kombëtares së Kosovës dhe kjo e përsëritur disa herë.
Jam i bindur që vendimi i UEFAs së Ceferinit dhe Dukës do të jetë kundër Kosovës por ka shpresa në KAS. DREJTËSIA duhet të triumfojë e duhet të jetë në anën e Kosovës