Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se adminstrata e re amerikane e presidentit të zgjedhur Donald Trump, mund ta rikthejë çështjen e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Steinbaum tha se pret që të ketë një periudhë të vështirë në marrëdhëniet ndërmjet adminstratës së re amerikane dhe Qeverisë së Kosovës.
Në një raport hartuar për Grupin për Politikat Publike në Uashington, Steinbaum tha se kërkesat ndërkombëtare ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe do të shkeleshin kompetencat kushtetuese të autoriteteve komunale.
“Bazuar në atë që keni parë, bazuar në atë që keni dëgjuar, bazuar në atë që dini po ashtu nga kapacitetet e tij të mëparshme. Donald Trump e sheh veten si një negociator dhe ai e konsideron veten si negociatorin më të madh të botës. Kështu që pres që ai të hyjë këtu me shpresë për të zgjidhur këtë konflikt në 5 sekonda. Dhe supozimi im, dhe është thjesht një upozim, është se ai do të propozojë një shkëmbim territoresh dhe do të thotë, ja marrëveshja përfundimtare, ju hiqni dorë nga ky territor në veri, Serbia, ju e njihni dhe konflikti përfundoi. Dhe ai do të ushtrojë presion mbi të dy palët për ta bërë këtë. Ky është thjesht një supozim. Por do të shohim. Pra, mendoni se shkëmbimi i territoreve do të kthehet përsëri”, tha ai.