Ka pasur tensione në fundin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.
Kapiteni Amir Rrahmani u përplas me futbollistin rumun, Denis Alibec.
“Thirrjet “Serbia, Serbia” ishte shkak i reagimit të lojtarëve tanë.
Për këtë ekipi i Kosovës u drejtua drejtë zhveshtores dhe se gjyqtari i ndeshje po tenton ti bind lojtarët e Kosovës të rikthehen në fushë, por ata po refuzojnë.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari kosovar, Arlind Sadiku.
“Po diskutohet mundësia që ekipi të kthehet në fushë. Pas pak merret vendimi”, ka shkruar ai.