Zvicra dhe Serbia kanë nisur para pak minutash sfidën mes tyre, të vlefshme për raundin e 5-të të Nations League.
Ndeshja që po zhvillohet në qytetin e Zyrihut ka nisur në orën 20:45.
Në prag të kësaj sfide fokusi i kamerës ishte momenti kur Granit Xhaka u bashkua me pjesën tjetër të lojtarëve.
Në tunelin e stadiumit, Granit Xhaka bëri një veprim të papritur.
Mesfushori shqiptar, ndërkohë dhe kapiten i Zvicrës u takua me dy lojtarë serbë duke buzëqeshur dhe hedhur dorën në qafë.
Diçka që nuk mund të shihet shpesh, duke ditur të shkuarës mes Xhakës me përfaqësuesit serbë.