spot_img
Saturday, November 16, 2024
spot_img

“Më hiqni pamjet, po më shisni…”/ Tensionohet Elsa Lila, largohet nga studio

Një situatë aspak e zakontë u regjistrua gjatë emisionit “People” të moderuar nga Flor Gjini, ku e ftuar ishte këngëtarja Elsa Lila.

Emisioni, kishte si temë kryesore promovimin e librit të saj të ri, “Mirë se erdhe në Rebibia”, si dhe një reflektim mbi ngjarjet e rëndësishme që kanë shënjuar jetën e këngëtares vitet e fundit.

Megjithatë, rrjedha e programit u tensionua në një moment, kur në ekranin e studios u shfaqën tituj të mediave online që risillnin në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës nga policia italiane disa vite më parë, për përfshirje të supozuar në një grup kriminal italo-shqiptar. Këto pamje shkaktuan reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila kërkoi largimin e tyre nga transmetimi.

Ju lutem, mbuloni këto pamje me diçka tjetër. Këto janë histori të mbyllura, nuk ka nevojë të rikthehen. Përndryshe, do të largohem nga studio,” deklaroi Elsa Lila, duke vendosur në siklet moderatorin, Flor Gjini.

Ky i fundit, i kërkoi  regjisë të ndryshonte ekranin dhe duke u përpjekur ta rikthente diskutimin në temën e dakordësuar. Sipas Florit, qëllimi i intervistës ishte të fokusohej te libri i ri dhe të ndaheshin disa momente personale nga jeta e këngëtares.

Biseda e zhvilluar drejtpërdrejt në studion e televizionit Euronews Albania:

Elsa Lila: Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejt për së drejti, pa problem.

Flor Gjini: Regjia mund t’i heq titujt. Fokusohemi te biseda.

Elsa Lila: Po.

Flor Gjini: Zgjodhe që të mos i lexoje ato tituj, t’i shmangeshe

Elsa Lila: Si mund t’i lexoj kur ju akoma i nxirrni, ju akoma po më shisni me këto imazhe, çfarë kuptimi kishte të nxirrje këtë imazh këtu tani?! Kush është kuptimi, kur unë kam ardhur me këtë libër. Cili është kuptimi?! Faleminderit shumë.

Meqë jemi drejtpërdrejt, të dashur spektatorë dhe telespektatorë…

Flor Gjini: Jo, të lutem të kthehet kamera te unë. Këtë program, më vjen keq Elsa Lila por e drejtoj unë.

Elsa Lila: Unë doja vetëm të përshëndesja publikun, meqë jemi drejt për së drejti

Flor Gjini: Ne jemi drejtpërdrejt dhe miq ne do të kishim një bisedë me Elsa Lilën. “Mirë se erdhe në Rebibia”, për të diskutuar për ngjarjet dhe librin, sepse ai ishte fokusi. Por Elsa Lila erdhi me vonesë sot. Në intervistën e fundit, ajo ka përmendur se ka qenë e shqetësuar për lajmet, titujt, duke menduar që edhe familjarët e saj i lexojnë këto lajme dhe komentet në rrjetet sociale.

Ne në media bëjmë edhe pasqyrimin për ngjarjet që kanë kaluar dhe besoj që pastrimin e saj shpirtëror Elsa Lila e ka dhënë në ” Mirë se erdhe në Rebibia”. Por ndoshta për të kuptuar më shumë, nëse Elsa nuk i ka lexuar këto tituj dhe me këtë libër ka bërë pastrimin e saj, ka diçka që të shqetëson Elsa?

Elsa Lila: Mund edhe ta mbyllim emisionin, të falenderoj shumë.

Flor Gjini: Faleminderit Elsa Lila që ishe në këtë bisedë në programin “People”. “Mirë se erdhe në Rebibia” është libri i saj në Panairin e Librit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit