Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën uniformën e UÇK-së, ndërsa pjesa tjetër e familjës përgjatë viteve ‘98-‘99, në shtëpinë e tyre pritën mbi 300 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare.
Shtëpinë në fshatin Brus të Lipjanit familja Gashi e kishte kthyer në bazë të UÇK-së, armë, municion, fjetje, ushqim e pritje të ngrohtë aty gjetën shumë dëshmorë e udheqës të luftës së lavdishme për liri.
“Unë jam Naser Ahmeti, pseudonimin Celi, kam qenë përgjegjës për zonën Vërbicë e Zhegovcit, prej asaj malësie kam ardhur këndej për me shku për Marevc e kemi pasur zonën, edhe këtu kam mbetur me gjip edhe me një Niva edhe kam kërkuar ndihmë tek këto shtëpi. Pasi kam kërkuar na kanë tërhjekur, ka qenë viti 1999 edhe kjo shtëpi prej asaj deri deri ka përfundu lufta kjo shtëpi ka qenë në shërbim të të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Naser Ahmeti, ish komandant i UÇK-së.
Shtëpia në të cilën kërkuan konak ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtëpia e Nua Gashit, dhe Nanë Stanës. Jemi në fshatin Brus, komuna e Lipjanit, në këtë rrugë dhe në këtë shtëpi. Përgjatë gjithë viteve ’98-’99, konaki, si për ushqim si për logjistikë si për armatim, gjetën mbi 300 ushtarë të UÇK-së.
“Kanë ardhur djemtë janë bërë shoqëri me ta, edhe i kanë pritur edhe i kanë përcjellur, edhe i kanë pru në shtëpi, edhe ju kemi kthy bukë edhe çka u kanë për shtëpi…. po bojsha si për veti ne kallabllak kemi qenë vetë, çka kemi pasur ju kemi dhënë”, ka thënë Stane Gashi-Zonja e shtëpisë.
Ajo ka treguar se si e kujton kohen e luftës.
“Djemtë për ditë përcjellë jashtë shko, u tutshmë se po mbesim diku a çka po bëjmë, me tutë për ditë….kanë shkur për lirinë, kemi dhanë çka kemi për UÇK-në, faleminderit që kemi shpëtuar mirë edhe ata edhe ne… natëm më shumë, a një ditë i kemi mbajtur 30 gjithë ditën, dy herë kemi kthy bukë në ditë, edhe me çaj, me kafe e me krejt si në shtëpi, si për veti”, ka thënë Stane Gashi.
Vajza e Stane dhe Nue Gashit ka folur sikurse e ëma e babai, me modesti duke treguar për kohën e luftës.
“Nana gatuajke bukë, ne marojshim sene, pasul, kur vijshin ushtria taze, kanë ardhë ka 10 më shumë, kishim harq se baba shkojë në Janjevë”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka treguar se gjatë asaj kohe gatuajshin bukë e flija.
Për Dukagjinin gjithashtu ka rrëfyer edhe djali i madh i Nue e Stane Gashit, Filipi.
“Unë jam fëmija i madh i prindërve, Nua dhe Stana Gashit, jam ushtar i UÇK-së, ku jemi kanë me dy vëllezërit tjerë, kemi marrë pjesë në luftë. Pjesa tjetër e familjes, ka marr pjesë në pritjen këtu në shtëpi të ushtarëve, kontributi ka qenë edhe më i madh ndoshta”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar edhe për kontaktin e tyre mo zonat e tjera të UÇK-së.
“Ne i kemi pasur lidhjet Zhegoc, Verbicë, Mramor, Busi, Marec i kemi pasur lidhjet ku me u drejtu. Janë ardhë këtu, ka qenë pikë kryesor se nuk ke mundur me kalu tjetër ka, prej Zhegocit, ishte lidhje në mes të Llapit, Karadakut, edhe më vonë Nerodimes”, ka thënë ai.
Filipi po ashtu ka treguar edhe si kishte vendosur që të bëhet pjesë e UÇK-së.
“Nuk kemi pasur pengesa prej tyre, në momentet e para na kanë thënë ecni, se ne 4 vëllezër i kemi pasur jashtë, 4 kemi qenë këtu, edhe në momentin e parë që ka ardhur mundësi jemi kyqur, kanë dhënë kontribut edhe motrat, kanë qenë të rrezikume kanë mundur me ardhë në shpi se ishim në rrugë. Kanë mundur me ardhë policia, ushtria, edhe fëmijët i kemi pasur këtu”, është shprehur ai.
Ai me nostalgji ka kujtuar edhe kohën e luftës.
“Jam kanë me vëllain Fatmirin, u kanë njëfar komandant Shpati edhe ishim duke shku në Mramor edhe kemi rënë në rekë, në lum, na u ndalë Niva, asfalti nuk është as pesë metra, aty as nuk guxojshin me nejt e as me e lanë Nivan me ikë. Edhe kur kemi shku te Ejup Gashi në Mramor, deri këtu në pikë te dimrit, ujë duke rrjedhë ujë, na ka pritë, aty e di kiametin më të madh, se në borë ti me hy, me ra në borë deri në fyt”, ka thënë ai.
Filipi gjithashtu ka dhënë një mesazh të fortë.
“Veç kisha thënë mos me shkelë në atë gjakë që është dhënë, askush, se ai gjak që është derdhur për këtë vend nuk bën me shkelë, a po shkelet, pak ma ndryshe kemi ëndërru lirinë, po me e gëzu si nip, me e gëzu pak më mirë, se na kur e kemi marrë armën nuk e kemi pritur që e presim lirinë”, është shprehur ai.
Ejup Gashi, ish Komandant Mala ka treguar se si ishin njohur me Nue Gashin.
“Me Nua Gashin jam njohur që nga viti 1991….Kryefamiljari ka qenë aq i sinqetë kur i deshtën luftëtarët… “, ka thënë ai duke shtuar se çdo familje i mirëpriste ushtarët e UÇK-së.
Shtëpia e Nue Gashit sipas Ismet Sylejmanit, ish Shef për Informim, Zëdhënës Z.O. të Karadakut ishte shtëpi bazë.
Ndue Gashi ka vdekur, por në krye të sofrës dhe konakut qëndron Nëna Stane, Nëna e UÇK-së.