spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Berisha: Me Nismën, Parlamentit do t’i kthehet serioziteti që i ka humbur nga politikanë të papërgjegjshëm

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka thënë se me ardhjen në pushtet të Nismën Socialdemokrate Kuvendit të Kosovës do t’i kthehet serioziteti.

Kjo pasi sipas tij, Parlamenti është venitur, madje edhe nëpërkëmbur nga politikanë të papërgjegjshëm.

“Nisma dhe fryma e Nismës Socialdemokrate do të jetë nga shkurti i vitit të ardhshëm në Parlament, dhe mendoj se Parlamenti do të fillojë të rikthejë seriozitetin që e ka pasur sepse është venitur, ose nëpërkëmbur nga politikanë të papërgjegjshëm, të cilët aksidentalisht para katër vjetëve erdhën në pushtet”, tha Berisha.

Tutje, ish-deputeti shton se Lëvizja Vetëvendosje do të marr më së shumti 30 për qind të votave, pasi thotë se populli i Kosovës nuk mashtrohet më.

“Sondazhi i fundit Vetëvendosjen e ka pru në 33/34 për qind, por unë mendoj që është shumë, realisht duhet të sillet nga 28 deri në 30. Baza e tyre sillet prej 9 deri në 12 për qind. Po mendon që ky popull edhe një herë mashtrohet, nuk ka lujt ky popull. Gjithnjë e më tepër po dalin gjërat në shesh, të cilat nuk përputhen me premtimet që i kanë dhënë”, tha Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit