spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Kraki: Kosova është pajtuar me tekstin e Marrëveshjes së Brukselit, Serbia duhet ta qartësoj pozicionin e saj

Profesori Nezir Kraki ka komentuar deklarimin e Presidentes, Vjosa Osmani e cila ka deklaruar se nëse partnerët e Kosovës pajtohen, Kosova mund dhe ka vullnet të zbatoj njëanshëm Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit.

Ai ka thënë se Kosova është pajtuar për atë tekst që përmbanë Marrëveshja e Ohërit ashtu siç janë pajtuar edhe BE edhe SHBA, por sipas tij është Serbia ajo që po bënë pengesa në këtë drejtim dhe se është problem zbatimi i njëanshëm i asaj marrëveshje.

‘Serbia nuk e ka luksin të tërhiqet nga bisedimet të cilat i ka kërkuar vet nga të cilat veç ajo përfiton në instanc të fundit. Kosova e ka mbyll çështjen e shtetësisë dhe po mos të ishin kërkesat e Serbisë, nevojat që janë detektu e që janë impliku nga ndërkombtarët për më shumë të drejta për serbët lokal”, ka thënë ai.

Kraki ka thënë se Serbia është i vetmi shtet në rajon që një ditë do të bëjë luftë për të rimarr teritorin të cilin ajo pretendon se i takon.

“Ende ekziston ky rrezik. Rreziku ekziston, rrethanat gjeostrategjike në Evropë ka gjasa shumë të lëvizin me një dinamikë të re nga 1 janari e tutje. Dinamika mundet të jetë pozitive për neve por mund të jetë edhe negative jo veç për neve por edhe përgjithë Evropën”, ka thënë ai.

Krejt kjo sipas tij do të ndodh për shkak të administratës së re amerikane që do të udhehiqet nga Presidenti Donald Trump.

Ai ka thënë se shpreson se dinamika në Shtëpinë e Bardhë të jetë në favor të mbylljes së çeshtjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Kurti nuk është e pozicionuar kundër Amerikës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit