spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Arrestimi i të dyshuarit për sulmet ndaj KFOR’it gjatë protestave në Zveçan, prokuroria jep detaje

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D në rajonin e Mitrovicës për kryerjen e disa veprave penale.

Më herët Policia e Kosovës kishte konfirmuar se ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.

Prokuroria tha se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”; “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”; “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”; “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit