spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Riho Terras, eurodeputet estonez zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”.

Terras që do të pasojë në këtë pozitë politikanen gjermane Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.

Ai gjithashtu ka qenë komandant i Forcave të Mbrojtjes së Estonisë nga viti 2011 deri në vitin 2018, dhe është graduar gjeneral në vitin 2017, ndërsa në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.

Për Serbinë është emëruar raportues Tonino Picuala, një politikan kroat. Për Bosnjë-Hercegovinën do të jetë deputeti çek Ondrej Kolar nga PPE, raportues për Malin e Zi do të jetë deputeti slloven Marjan Sarec nga grupi Reneë Europe, raportues për Maqedoninë e Veriut do të jetë austriaku Thomas Ëeitz nga grupi i Gjelbërve dhe raportues për Shqipërinë do të jetë politikani austriak Andreas Schider nga radhët e socialistëve dhe demokratëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit