spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

“Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”/ Adem Grabovci emocionon me fjalët për nipin e tij

Adem Grabovci ka njoftuar se ka ndërruar jetë Aulon Grabovci, djali i vëllait të tij.

“Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”, ka shkruar Grabovci.

I ndjeri do të varroset nesër në ora 14:00, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.

Dy vite më parë Adem Grabovcit, i kishte vdekur edhe vëllau Nazmiu, i cili ishte babai i Aulonit.

Njoftimi i plotë i Grabovcit:

Njoftim Mortor!

Aulon (Nazmi) Grabovci

PASKA EDHE MË VËSHTIRË!

POR, DERI KUR, ZOT?

Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht.

Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se:

Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit