Avokati Arianit Koci, i cili ishte autorizuar nga familja Hajrizi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit nga Serbia, ka reaguar sërish në lidhje me këtë çështje.
Ai përmes një postimi në Facebook reagoi ashpër ndaj spekulimeve mbi identifikimin e trupit të Hajrizit, ku tha se “intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi”, e kanë penguar në kryerjen e misionit të tij.
Postimi i plotë
Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit!
Natyrisht, me më ndalë, nuk mundet askush!
Por, prej sot, spekulimet duhet të ndalën!
Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë.
Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit.
Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit.