spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin e zyrtarëve të MPJD-së

Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Musliu – Shoshi bëri të ditur se kërkesa për hetim do të dorëzohet në ora 11:00.

“Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit