Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do duhej të jepte dorëheqje pas skandalit të shpërndarjes së doracakëve për edukimin seksual.
Kryeziu ka deklaruar se sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët ndaj temës së edukatës seksuale dhe shëndetit riprodhues.
“Ne një qeverisje etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit dhe gabimeve në doracakët e hartuar,” tha Kryeziu.
Ai shtoi se sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë dhe e ministres së Arsimit jo vetëm që shkel standardet e qeverisjes etike dhe përgjegjësisë publike, por gjithashtu rrezikon të nxisë reagime negative ndaj edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues.
Kryeziu nënvizoi se doracakët mund të rishkruhen dhe përmirësohen, por ministrja duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ndodh në dikasterin e saj, përndryshe rrezikon gjithë idenë e edukimit seksual.
“Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues nuk është një lëndë mësimore për të nxitur sjellje të papërshtatshme tek fëmijët; përkundrazi, është për t’u dhënë atyre njohuri që i mbrojnë nga rreziqet dhe keqkuptimet,” përfundoi ai./Telegrafi/