spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

“S’ka lidhje që ma vranë djalin, ka me e nxjerr gjakun pa u bë sabahu”, deklarimi i babait në Spitalin e Pejës pak orë pas krimit në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë, sot pas seancës dëgjimore ndaj Jon Hotit, të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Klinë, caktoi masën e paraburgimit prej një muaji, teksa rasti u inicua si “Vrasje e rëndë”.

E, detaje të reja mbi këtë ngjarje ka dhënë prokurorja, Valbona Haxhosaj, e cila në sallë bëri të ditur se dorasi kishte mosmarrëveshje me viktimat, dhe se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte lënë takim me viktimat në lokalin ku dhe i privoi nga jeta.

“Ekzistojnë rrethana të posaçme të cilat tregojnë se me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek dëshmitarët. Konsideroj se për këtë fazë të hetimeve është e domosdoshme të caktohet masa e paraburgimit”, tha prokurorja Valbona Haxhosaj.

“I pandehuri në ditën kritike fillimisht përmes rrjeteve sociale kishte lënë takimin me viktimat. Është taktuar me viktimat, e më pas i ka privuar nga jeta, ashtu që ka rrezikuar edhe jetën e përsonave të tjerë”, deklaroi Haxhosaj.

Prokurorja po ashtu dha detaje edhe për deklarimet e familjarëve të viktimave në Spitalin rajonal të Pejës.

Sipas saj, njëri nga prindët e viktimave paralajmëroi hakmarrje.

“Raportet në mes të dy familjeve janë të acaruara dhe këtë e bazoj në raportin e oficerit Haki Zogaj, ku njëri prej familjarëve të viktimave në Spitalin regjional të Pejës ka deklaruar; “Shteti ka dështuar komplet. S’ka lidhje që ma vranë djalin, se unë ka me e nxjerr gjakun pa u bë sabahu, se mi ka bë dy xhenaze”, deklaroi prokurorja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit