spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Zyrtare: Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

Thaqi tha se sipas konsultimeve në institut është formuar edhe një komision tre anëtaresh për kryerjen e autopsisë.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi.

Ai ka thënë se pas autopsisë, trupi do t’iu dorëzohet familjarëve.

“Realisht për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjeko-ligjorë që do të kryejnë autopsinë që do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të Prokurorit dhe familjarëve. Raporti i autopsisë varet, trupi i pajetë pas autopsisë do t’ju dorëzohet familjarëve”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit