Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Trupi i Faton Hajrizit tek Mjekësia Ligjore, nëna e tij shihet teksa bisedon me njeriun kryesor të ekzaminimeve

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kosovë ka arritur trupi i pajetë i Faton Hajrizit.

Pas disa javëve qëndrimi në Loznicë të Serbisë, trupi i pajetë i Hajrizit u sollë mbrëmë përmes pikës kufitare në Merdar.

Për të pritur trupin e tij aty ishin familjarë, miq të shumtë por edhe avokati Arianit Koci , i cili u morë nga afër me këtë rast dhe mundësoi kthimin e trupit të tij.

Pas ekzaminimit të analizës përkatëse të nënës së Fatonit dhe trupit të pajetë të tij u dëshmua se ai ishte Hajrizi dhe pas kërkesave të shumta të autoriteteve të Kosovës mbrëmë u mundësua kthimi i trupit.

E sot në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore po qëndron nëna e Fatonit, avokati Arianit Koci si dhe disa familjarë të tjerë. Nëna e Faton Hajrizit u pa duke biseduar nga afër me udhëheqësin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Media ka parë nga afër situatën aty, ku sigurisht familjarët po tentojnë që të kryhen ekzaminimet e nevojshme sa më shpejtë në mënyrë që të mundësohet varrimi i trupit të tij.

Faton Hajrizi është vrarë më 19 korrik në Loznicë të Serbisë nga forcat policore serbe siç thuhet pas rezistimit të tij për t’u dorëzuar tek këto autoritete.

Faton Hajrizi ishte arratisur për të nëntë herë radhazi nga burgjet e Kosovës. Pas arratisjes ai u përfshi edhe në një ngjarje tjetër, tejet të rëndë në vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

Në natën kur edhe ndodhi ky incident theksohet se ai ishte ndaluar nga serbët për kontroll rutinore por në momentin e ndalimit kishte refuzuar t’i dorëzonte dokumentet shtesë e më pas kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dokumentet e vëllait të tij, Artan Hajziri i cili më pas sqaroi se ato ishin vjedhur nga Faton Hajrizi dhe nuk i ishin kthyer më.

Serbia vazhdimisht ka tentuar që rastin e Hajrizit ta përdorë politikisht, e ta krahasojë me rastin e ndodhur në Banjskë, ku pati sulm terrorist nga kryekrimineli Milan Radojociq bashkë me grupin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit