Thursday, October 17, 2024
spot_img

“Trupi i Fatonit mund të jetë dëmtuar”, kompania që transportoi kufomën thonë se Serbia nuk la hapjen e arkivolit

Kompania që ka sjellë në Kosovë trupin e pajetë të Faton Hajrizit, nuk është lejuar ta hapin arkivolin ku mbahej kufoma e 39 vjeçarit nga Skënderaj.

Avni Elezi nga kompania “Funeral”, ka thënë se trupi i pajetë i të riut nga Kosova nuk është mirëmbajtur nga morgu ku kufoma ka qëndruar për gati 3 javë.

Në këtë intervistë pak minuta pas hyrjes në territorin e Kosovës, Elezi ka thënë se autoritetet në Serbi nuk kanë lejuar hapjen e arkivolit.

“Nuk e kanë pas mundësinë me e hap, nuk na kanë leju me e hap në asnjë mënyrë arkivolin e Fatonit. Gjendja e arkivolit është e mbyllur hermetikisht është arkivol i metalt brenda ku nuk ka mundësi mu pa trupi e as mu prek. Nuk këna pas mundësi me e hap absolutisht. Nuk kemi mujtë me vërejt diçka, sepse arkivoli ka qenë hermetikisht i mbyllur”, ka thënë Elezi.

Ky i fundit ka thënë se trupi i Fatonit mund të jetë dëmtuar për shkak se në morg nuk është mirëmbajtur siç duhet.

“Krejt varet si mirëmbahet në morg, nëse i bahet balsamimi nuk ka probleme, por në këtë rast nuk është bërë. I bie që trupi mundet me kanë i dëmtuar mund të ketë erë, të jetë trupi i nxirë”, ka thënë Elezi .

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit