spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Reagon ish-kryetari i Federatës së Taekwondos: Duhet të merren masa për trajnerin

Ish-kryetari i Federatës së Taekwondos të Kosovës Gazmend Preniqi ka kërkuar që të merren masa ndaj trajnerit Valmir Fetiu, shkaku që goditi me shuplakë vajzën e tij pas humbjes nga serbja.

Fetiu për Nacionalen ka treguar se vajza të cilën e ka goditur ka qenë vajza e tij dhe që e ka bërë për ta kthjellë, sepse assesi s’po e pranonte humbjen nga serbja.

Mirëpo, Preniqi përmes një shkrimi në rrjetin social kërkoi që të merren menjëherë masa ndaj trajnerit.

Reagimi i plotë:

Në cilësinë e ish kryetarit të Federatës të Taekwondo-së së Kosovës dua të shpreh reagimin tim ndaj incidentit të dhunës në këtë sport.

Me trishtim pashë vidon e incidentit të ndodhur gjatë një ngjarje të fundit të sportit të taekwondo, ku trajneri nga Kosova goditi një vajzë tetëvjeçare të ekipit të tij në shenjë revolte për humbjen në finale.

Ky veprim është i papranueshëm dhe i dënueshëm në çdo formë, pavarësisht motivit apo situatës. Dhuna, si në sport ashtu edhe jashtë tij, është një sjellje që shkel të drejtat dhe dinjitetin e individëve, veçanërisht të fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët janë në zhvillim dhe kërkojnë mbështetje dhe edukim të shëndetshëm.

Sporti është një mundësi për të mësuar vlera të rëndësishme si bashkëpunimi, përpjekja, respekti dhe vetëkontrolli, dhe ai nuk duhet të shfrytëzohet si një mundësi për të ushtruar dhunë ose të nxisë ndjenja negative. Trajnerët, si udhëheqës të rinisë, kanë përgjegjësinë të jenë modele të sjelljes dhe të promovojnë frymën e respektit, ndihmës dhe solidaritetit.

Kërkoj që ky incident të shqyrtohet me seriozitet të plotë nga Federata e Taekwondo-së e Kosovës, Kosovo Olympic Committee dhe të gjitha organet relevante dhe të merren masat e duhura për të siguruar që një ngjarje e tillë të mos përsëritet, dhe që të gjitha palët e përfshira të marrin mbështetje të duhur psikologjike dhe edukative.

Përfundimisht, besoj se vetëm përmes një sistemi sportiv të drejtë, të sigurt dhe mbështetës mund të zhvillojmë talente dhe individë të shëndetshëm, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e jetës.

Me respekt: Gazmend Preniqi

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit