Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Vesa Vllasaliu jo rrallë herë ka shpalosur shumëçka rreth jetës së saj.
Ajo, gjatë qëndrimit në BBVK na njoftoi edhe më të kaluarën e saj, me futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo e quajti tradhëti lidhjen e ish- të fejuarit të saj me shoqen që ajo e konsideronte shumë të afërt, Edonen.
Ndërkaq, sot këta dy të fundit dashurinë e tyre po e kurorëzojnë me dasëm.
Duket se Vesa, pas gjithë kësaj situatë po vazhdon jetë e saj, duke na lënë të kuptojmë se është mirë dhe po ndjek ëndrrat e saj.
Pasi mësoi se Mërgimi dhe Edona po martohen, Vesa ka bërë reagimin e saj në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar një pamje nga banesa e saj në Prishtinë, e që na shtyne të mendojmë se paksa ndihet e vetmuar.