Thursday, October 17, 2024
spot_img

Ish-diplomati Canaj: Çudi që Bedri Hamza është në Amerikë kurse Kurti jo

Ish-diplomati, Blerim Canaj , ka deklaruar se është çudi e madhe që Bedri Hamza si një opozitar ndodhet në Amerikë, ndërsa kryeministrin Kurti nuk po e mirëpret askush atje.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të deputetit Bajrami të Vetëvendosjes, i cili tha se Kurti ka pas agjendë para takimit për datën e zgjedhjeve, kurse opozita ka vakt se nuk ka çfarë të bëj.

Tutje,  Canaj është shprehur se kryeministri Kurti në kohën kur i duhet vendit më shumë është në sanksione nga Amerika.

“Është çudi që Bedri Hamza është në Amerikë kurse kryeministrin nuk po e takon askush. Bedri Hamza si një opozitar, e një kandidat për kryeministër nga PDK-ja, po e pret departamenti i shtetit e Albin Kurti nuk e di kur ka qenë si kryeministër.Tani që na duhet më së shumti nuk është, jemi në sanksione, kryeministri ynë është në sanksione”, ka thënë ish-diplomati.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza ka njoftuar se ka takuar Michael Carpenter, asistentin special të presidentit amerikan, Joe Biden dhe drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë, Kathleen Larkin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit