Thursday, October 17, 2024
spot_img

Triumf Riza vritet, drejtësia… – Historia e përplasjes me Enver Sekiraqen

Më i fuqishmi ndër më të pushtetshmit është ai që të gjithë e njohin, por askush nuk guxon t’ia përmendë emrin. Fama dhe publiciteti shpeshherë janë mallkim për pushtetin dhe të fuqishmit.

Ky mallkim për shumë njerëz e ka zënë edhe Enver Sekiraqën, një ndër emrat më të përfolur në Kosovë. Që nga vrasja e policit Trium Riza, për publikun emri i Sekiraqës u bë i njohur, ndoshta edhe pa dëshirën e tij.

Gati dy dekada pas këtij rasti, Enveri e ka marrë arratinë, por ka shumë njerëz që prapa kamerave thonë se Sekiraqa që dikur cilësohej si gangsteri i Prishtinës, është më i fuqishëm se kurrë në Kosovë, madje ndoshta edhe i pranishëm fizikisht në Kryqytet.

Në qarshinë e vogël të Prishtinës për Sekiraqën flitet e përflitet, lidhjet me politikën, lidhjet me biznesmen të fuqishëm, lidhjet me nëntokën, lidhjet me Spanjën, me Serbinë, raportet me estradën, e deri te historitë për kohën e luftës dhe UÇK-në.

Muajt e parë të pasluftës ngjanin në periudhën e Perëndimit të Egër në Amerikë, vendi kishte nevojë për një Sheriff. Këtë rol do ta luajë kush më mirë se Triumf Riza.

“Ata kanë qenë në patrrolë te rrethi i flamurit te shkolla e mjekësisë kanë fillu e kanë dëgju britmë të madhe kur banda e tij edhe ky kanë hy me i marrë tri vajza me i kidnapu edhe me i dhunu edhe këta kanë intervienu, do të thotë konflikti fillon prejt 2000. Arrin bukur me vështirësi sepse ky përgatitet me granatë dore me jav gjujt”, ka thënë në emisionin “Mendje Kriminale”, Shefqet Riza – Babai i Triumf Rizës.

Nëse flasim nga këndi i Sekiraqës, thuajse dy dekadat e fundit ai ka qenë i ndjekur nga sistemi i drejtësisë. Shkak u bë vrasja e policit special Trium Riza. Edhe në atë botë, Enver Sekiraqa, për disa kohë qëndroi në arrati. Më pas u dorëzua në sistemin e drejtësisë e disa herë u gjykua e rigjykua, dënua e ridënua, por asnjëherë këto vendime nuk u bënë të plotfuqishme.

Për “Mendje Kriminale”, Kreshnik Gashi, gazetar, ndau detaje nga përplasjet midis grupit të Sekiraqës dhe forcave të rendit që kishin për qëllim sundimin e ligjit.

Ai ka theksuar se konflikti mes këtyre grupeve kishte një ndikim të ndjeshëm në rendin dhe sigurinë në Kosovë, duke përfshirë ndalime, rrahje dhe dështime të sistemit të drejtësisë që i lejuan këto konflikte të shpërthenin.

Gashi vuri në dukje se ngjarjet shpesh ishin të dokumentuara dhe të ekspozuara në media, duke kontribuuar në polarizimin e publikut dhe përshkallëzimin e konflikteve.

Nga ana tjetër, Shefqet Riza, babai i Triumfit, shprehu frustrimin e tij ndaj sistemit të drejtësisë për dështimin në ndëshkimin e autorëve të vrasjes së djalit të tij.

Ai përshkroi se si sistemi ka dështuar në mbrojtjen e djalit të tij dhe si kjo ka kontribuuar në një situatë ku përleshjet dhe kërcënimet u përhapën në mënyrë të pakontrolluar.

Riza ka theksuar se kërcënimet ndaj familjes së tij ishin bërë gjithashtu një shqetësim i madh, duke përfshirë letra kërcënuese dhe sulme të tjera.

Problemet në mes të Triumfit dhe Enver Sekiraqës kanë mundur të nisin më herët Prokuroria më vonë do ta pretendonte se një ndër faktorët në këtë rast.

Përfshirjen e këngëtares në këtë mes Prokuroria e përshkruan duke thënë se që nga viti 2003, ajo kishte qenë duke vuajtur dhe dukë u kërcënuar nga Sekiraqa dhe njerëzit e tij. Në aktakuzë gjithashtu thuhet se në shumë raste ajo ishte detyrua t’iu japë para e që shumë shkonte deri në në 9 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, në vitin 2004 Triumf Riza e kishte marrë nën mbrojte këngëtaren Adelina Ismajli, duke e këshilluar që të mos japë para dhe t’i raportojë rastet në Polici.

Gjithmonë, sipas aktakuzës, po atë vit Ismajli ishte në një lidhje me Triumfin, për çka sipas dëshmive të dy ishin në përcjellje te vazhdueshme nga Enver Sekiraqa. Këngëtarja, sipas dosjes së Prokurorisë, të paktën në pesë raste ndaj Sekiraqës dhe njerëzve të tij kishte dorëzuar ankesa.

Kjo mund të jetë vetëm një pjesë e historisë për të cilën nga këngëtarja ka pasur vullnet që të distancohet dhe të mos flasë pothuajse asnjëherë në publik, ndonëse edhe në séance kishte munguar disa herë për dëshmi, bashkë me një pjesë të familjes.

Nëse nuk mund t’i dijmë arsyet kryesore për një beteje që nisi në vitin 2000, një gjë është e sigurt, kulminacionin e arriti në “swis casino”.

Por, dita fatale për policin Triumf Riza erdhi më 30 gusht 2007.

28-vjeçari po i afrohej veturës së tij në parkingun e njohur si “Flamurtari”, në zonën e njohur si “Santea” në Prishtinë.

Rreth orës 15:45, tinëzisht e prapa shpine ndaj Triumfit u shkrepën 11 plumba.

Vrasësi ose dorasi më vonë do të pretendonte se policin e njësive elitare e vrau nga frika e në vetëmbrojtje.

Eh tash gjendja është kështu. Arben Berisha, personi që e pranoi vrasjen dhe dyshohej se e ka kryer bashkë me disa persona të tjerë u vunë në prangat e Policisë. Ndërsa Sekiraqa endej në arrati u krye një sulm me bombë që ndërlidhet me të.

Kafeneja në të cilën Sekiraqa qëndronte shpesh në shenjë ishte sulmuar në shtator të vitit 2007. Prapa sulmit dyshohet se qëndrojnë disa pjesëtarë të njësisë special të Policisë së Kosovës, që vinin nga rajoni i Ferizajt.

Shpërthimi e la të vdekur Naim Muratin dhe Pleurat Sllamnikun, ndërsa 11 të tjera u lënduan, shumica ose të gjithë nuk kishin asnjë ndërlidhje me kafen e Sekiraqës ose me të. Për këtë rast me vendim të formës së prerë janë dënuar me nga 25 vjet burgim, policët Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi. Por rast ende nuk është mbyllur, pasi pritet të gjykohen edhe policë të tjerë të cilët para gjykatores dalin si të dyshuar.

Sekiraqa u vetëdorëzua tek në vitin 2012, për të vazhduar ndaj tij një proces maratonik si i dyshuar për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës.

Dy vjet para se të kthehet Enveri nga arratia, për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha, u dënua me 35 vjet burgim. Dënimi u shqiptua në vitin 2010.

Gjykimi maratonik nis në vitin 2014. Do të bëhemi dëshmitar të një procesi të gjatë në të cilin pas çdo vendimi do t’i ulet dënimi Sekiraqës.

Për herë të parë në vitin 2016 Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite. Rasti ishte kthyer në ri-gjykim dhe saktësisht në vitin 2019 ulet dënimi, Sekiraqa dënohet me 30 vjet burgim.

Para se të vijmë te rigjykimi për herë të dytë, që në fakt do të jepet dënimi për herë të tretë ndaj Sekiraqës, po e sjellim një pasqyrë të qëndrimeve që kanë dhënë akterët kryesor në këtë rast.

Enver Sekiraqa e ka pasur gjithnjë qëndrimin e njëjtë, pra pretendimet se nuk e ka nxitur vrasjen e Triumfit dhe se nuk ka pasur raporte me Arben Berishën, vrasësin e dënuar.

Do t’i kombinojmë deklaratat e Sekiraqës dhe të Berishës për të treguar se të dy e kanë mohuar vazhdimisht se kanë vepruar në bashkëpunim. Për korrektësi Sekiraqa e kishte dhënë një intervistë në tetor të 2012, ndërsa deklaratat e Berishës gjatë rigjykimit të dytë janë dhënë më 14 maj 2019 dëshmi. Edhe pse nuk janë dhënë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, deklarat pasqyrojnë qëndrime dhe deklarata të pandryshuara.

Më 3 maj 2024 dënimi me 25 vjet burgim për Sekiraqën nuk ishte vendimi i vetëm me të cilën u çuditën të gjithë.

Enver Sekiraqa bashkë me avokaten e tij munguan kur u shqiptua dënimi, por publiku do ta merrte vesh pak ditë më vonë se Sekiraqa mungon edhe në shtëpinë e tij.

Pra situata është kështu, më 3 maj merret vendimi dënues dhe ndërpritet masa e paraburgimit. Më 17 maj 14 ditë më vonë Gjykata e Apelit, pas ankesës së Prokurorisë Speciale vendosi që Sekiraqa do të kthehet në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia njofton se Sekiraqën nuk e ka gjetur në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim.

Lokacioni se ku ndodhet Sekiraqa mbetet Sekret, por gati 20 ditë pas shpalljes së aktgjykimit dënues dhe 5 ditë pas lajmi për arratisje, avokati Besnik Berisha në një paraqitje televizive, këtu në televizionin Dukagjini,  kishte pretenduar se klienti i tij ndodhet për trajtim në një spital jashtë vendit.

Besnik Berisha, që mbronë Enver Sekiraqën vazhdon të insistoj se nuk ka as edhe një provë të vetme që e dëshmon se, kjo figurë lidhet në ndonjë formë më nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës. Paralajmëron ankesë të re në apel.

Dy ditë pas kësaj deklarate Policia e Kosovës zyrtarisht e shpalli në kërkim Sekiraqën dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Gazetari Kreshnik Gashi mendon se stërgjatja e procesit gjyqësor është e panevojshme, dhe ka mundësi që të ndikoj që dëshmitarët të llodhen ose t’i zbusin deklaratat.

Por fjala arratisje nuk është risi për këtë process gjyqësor. Një i dyshuar tjetër për përfshirje në këtë rast u arrestua pas 15 vjetësh kërkim, tek në korrik të 2023.

Kujtojmë se në aktakuzën e ngritur për këtë vrasje thuhet se vrasjen e Triumf Rizës Arben Berisha e kishte bërë në bashkëkryerje me Rrahim Abdullahun, Ilir Abdullahun dhe me Fitim Avdiun.

Rrjedhimisht me vendim të formës së prerë për vrasjen e Triumfit është i dënuar vetëm Arben Berisha me 35 burgim. Për të tjerët vazhdon procesi gjyqësor, ndërsa për Triumf Rizën fjalën përfundimtare e ka Gjykata e Apelit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit