Thursday, October 17, 2024
spot_img

“Në Prekaz, kur Sahit Jashari u plagos, shkova ia lidha plagët” – Nait Hasani rrëfen detaje nga lufta në Kosovë

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, ka thënë se vetëm në vitin 1992 ka ardhur në Prishtinë dhe në burg paraprakisht ishte takuar me Xhavit Hazirin [njëri nga drejtuesit kryesor të asaj kohe të Lëvizjes që ka ra në burg në vitin 1985].

Derisa ishte në studime në Prishtinë, ishte arrestuar sërish Xhavit Haziri [më 26 korrik ‘93], por edhe të tjerë si Bajrush Xhemajli, Hajredin Hyseni e Shemsi Veseli.

Pas arrestimit të tyre, Hasani ka thënë se “u ndërpre komunikimi që kishim. Komunikimin e kisha të drejtpërdrejtë me Xhavit Hazirin, njëherë isha taku me Hashim Thaçin si student…me të tjerë isha takuar në Prizren, por formën e organizimit me Xhavitin”.

Nait Hasani ka treguar se kishte qenë dy herë në Shqipëri për përgatitje profesionale.

“Edhe na kena shku, kena ushtru me armë e me të tjera”. Mirëpo, gjatë vitit 1993, ai kishte shkuar si gazetar i kamufluar në seancën gjyqësore për të përcjellë proitestin dhe me pa rrjedhen dhe për të marrë informacionet e duhura për lëvizjen.

Pas dënimit të tyre, Hasani ka thënë se procesi mbet varun dhe ishte e nevojshme që të riorganizohen.

“Kur u arrestuan këta, ishin mbajt dy mbledhje, mbledhja e Kërçovës[prill 1993] dhe mbledhja e Vranjefcit[25 korrik 1993].

Pas këtyre takimeve, Hasani ka thënë se kanë filluar arrestimet e pjesëmarrësve të këtyre dy takimeve.

“Azem Syla ka ik, u largu, Hashim Thaçi është largu, Ramadan Avdiu është largu. Xheladin Gashi[Komandant Plaku] nuk e kanë ditë që është aty[pjesë e takimeve]”, derisa ka thënë se “Unë s’kam qenë pjesë e atyre mbledhjeve, s’kam pranu të shkoj, për shkak se mujn me u dekonspirimit dhe nuk kam pranu të shkoj”.

Tutje, Hasani ka treguar edhe për furnizimet me armatim.

“Kam përcjellë kufirin nga Prizreni deri në Veshallë në Tetovë… ku ishin në përgatitje me ardh armët. Në fund të ’93-tës kemi shku i kemi marrë armët në Veshallë me një kali bashkë me Sahit Berishën, është polic sot në Prizren, me Kadri Veselin…kemi shku i kena marrë… s’kemi mujt me gjet njerëz me na ndihmu, si i përmendsha armët, frika[u friksonin]. Mbas kësaj janë kriju rrethanat që të dalim konkret.

Hasani ka treguar se me Fatmire Zogun ishte njohur gjatë kësaj periudhe, e cila kishte pasur mësus Xheladin Gashin, por se vendimi për të qenë bashk ishte si qift ishte marrë në vitin 1996.

Zonja Zogu ishte femra e parë e organizuar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës[deri në nëntorin e vitit 1994 ishin organizuar njësitet]. Hasani ka thënë se lëvizja me një femër ishte më e lehtë dhe se bartja e municionit dhe lëvizjet në teren ishin më të lehta.

“Për të gjitha detyrat që është ngarku i ka kry me besnikëri, me shumë fanatizëm, me shumë vetmohim”.

Ai ka treguar se së bashku kishin shkuar në Prekaz e Jabllanicë.

“Në Prekaz kur është plagos Sahit Jashari kena shku me ia lidh plagën [1996]. Në [96-tën Sahiti plagoset, Rexha më shkruan sepse ishte në ilegale në atë kohë, veç kishte ra grupi i Besim Ramës, Rexhep Selimi veç ish i identifikum…”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit