Thursday, October 17, 2024
spot_img

“Tortura me shkop e shufër hekuri”, Nait Hasani rrëfen dhunën çnjerëzore të UDB-ashëve

Nait Hasani ka treguar se si i burgosur politik ishte torturuar me stupc e me shkop hekuri.

“Atëherë nuk ka pas elektroshok, ka pas stupca beizbolli, palica të gjata edhe të shkurta, ka pasur edhe palica të hekurta, të gjitha i kanë përdorë”.

Ndër metodat tjerë të dhunës, ai ka thënë se janë përdorur vetë e ziera të nxehta, të cilat janë vendosur nën sqetull.

“Me të mbajt lidh për radiatori, me të mbajt zgjuar në moshën e re… nga ky këndvështrim i shoh edhe pa ndërgjegje, pa karakter, i shoh si bishë, si egërsina”, ka thënë Hasani.

Ai ka treguar edhe për dënimin e tij të parë në mars të vitin 1984.

Hasani ka thënë se u dënua me tre vite e gjysmë burg për veprimtari irridentiste si “i mitur i rritur”, së bashku me disa të tjerë të cilët morën dënime ndaras.

Gjykimi i dytë ndaj Nait Hasanit ishte zhvilluar në vitin 1988.

“Më 2 qershor ‘87-tës kam dalë nga burgu, derisa ka treguar se asnjëherë s’ka kërkuar për falje, sepse ai kishte bërë veprimin, por që nuk e kishte pranuar asnjëherë.

“Asnjëherë s’ju kam shkruar për falje, as që më ka shku mendja ndonjëherë me ju shkru për falje, kurrë”, ka thënë ai.

“Më 28 shtator të ’88-tës, 40 vetave na kanë arrestu në Kosovë nga të gjitha territoret e Kosovës. UDB kishte marrë informacion dhe mëngjesin e hershëm si ishim te shpija erdhën… kur më ka marrë Latif Dulla prapë ka dalë Vezir Sela aty, prapë ka dalë Emin Uka se ata ishin strukturë, të njëjtit njerëz, prapë torturat e njëjta veç tash isha më i pjekun dhe tani ishte dhuna më e madhe. Tash u rrit shkalla e dhunës”.

Arrestimi ishte për të njëjtën arsye, pra politike, por se tani ishim më të pjekur dhe ishim në lëvizje dhe “ishim në mbrojtje të qëllimi” ka thënë Hasani, derisa ka rrëfyer për torturen pas arrestimit të dytë.

“ ‘Kosova Republikë, ja me hatër ja me luftë’, nuk kishte rrugë tjetër”, ka thënë Hasani.

Sigurimi shtetëror dhunën e ka bërë me “shkollë” sipas Hasanit.

“Të ka mshu atje ku të dhem, por në nervozë e sipër kur nuk e arrinin qëllimin i ka përdorur të gjitha mjetet dhe nuk kanë këqyr se ku të sjellin. Kanë sjellë me grushta, me shkelma, me shtypje…i gjithë organizmi ishte brenda një force për me qëndru…Zoti ta jep takatin kur e ke qëllimin e drejtë dhe na kishim qëllim të drejtë, na nuk ishim kundër kërkujt, na ishim për të drejtat tona”.

Hasani ka thënë se më 22 prill 1990 ka dalë nga burgu së bashku me Adem Demaçin dhe Hajredin Hysenin, por që liria për të ishte e shkurtër pasi ai ra sërish në burg më 1994.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit