spot_img
Saturday, November 9, 2024
spot_img

Buja: Përmendesha në tre paragrafë në aktakuzën ndaj Thaçit e të tjerëve, lirimi im nga akuzat fitore edhe për ta

Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes dhe ish-kreu i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka folur pas kthimit nga Haga dhe lirimit të tij nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Hagës.

Buja ka thënë se s’është ndjerë shumë i lumtur me lirimin e tij nga akuzat, meqë në Hagë ka lënë shokët e luftës të cilët po gjykohen atje. Megjithatë ai thotë se lirimi i tij nga akuzat është një fitore edhe për të tjerët që po gjykohen në Hagë, meqë thotë se emri i tij gjendej në tre paragrafë në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

 “S’ka qenë ndonjë emocion i veçantë, sepse isha në sallat e gjykimit në Hagë, aty ku po gjykohen bashkëluftëtarët e mi, bashkëluftëtarët që i lash atje dhe s’erdhën me mua. Është fitore edhe për ta, sepse ne kemi argumentuar se një komandant zone kanë përfunduar ndjekjet për krime lufta. Është një fitore për ta, sepse pjesë e asaj akuze isha dhe unë, potencohesha në tre paragrafe të kësaj aktakuze”, ka thënë Buja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit