spot_img
Saturday, November 9, 2024
spot_img

A do të sjellë marrëveshje finale fitorja e Trump si president?

Me rikthimin e Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, ka shpresë që të arrihet marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj thotë se në këtë mandat do të kryhet kjo çështje, nga Vetëvendosje thonë se nuk kanë probleme me administratën e Trumpit por mospajtime. Njohësit e politikës skeptik që kjo mund të finalizohet në vitin e parë.

Kanë kaluar 13 vite prejse Kosova dhe Serbia  dialogojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Këto bisedime që nisën në vitin 2011 vlerësohen se janë të një rëndësie të veçantë në Ballkanin Perëndim por  po parashikohet që mund ti jap epilog vetëm Amerika.

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj  për tëvë1 thotë që angazhimi i administratës Trump 2 është me një rendësi te veçante se vetëm amerikanet mund ti mbyllin temat e mëdha ne Ballkan.

“President Trump do ju përkushtohet me shume krizave me te mëdha botërore si luftërat ne Ukraine dhe ne Gaza, ndërsa Ballkani dhe Kosova do jene me shume teme e diplomateve sesa e politikaneve, ku ne raportet Kosove-Serbi pres shpejtësi te re dhe vëmendje te madhe, nëse Qeveria e ardhshme e Kosovës dhe ajo e Serbisë e kane prioritet dhe kur Komisioni Evropian ta merr mandatit e tij, se bashku me zonjën Kallas që do të drejton politikën e jashtme te BE! Por angazhimi i administrates Trump është me një rendësi te veçante se vetëm amerikanet mund ti mbyllin temat e mëdha ne Ballkan!”, tha Hoxhaj.

Por  deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se nuk pret ndryshim të qasjes nga administrata Trump dhe se ajo që duhet të frikësohet është Serbia.

“S’ka arsye për mu frikësuar. Me ShBA-në s’kemi pas përplasje, Kurti është kryeministër i Kosovës, ka mbrojtur interesat e veta, me z. Grenell s’kemi pas përplasje kemi pas mospajtime sikur kemi edhe me ambasadorin Hovenier. Mendoj që objektivat i kemi të njëjta që Kosova me mbet një shtet demokratik edhe me vizion euro-atlantik”, tha Basha.

Ndërsa ana tjetër, profesori universitar Melazim Koci thotë se kjo nuk mund të arrihet në vitin e parë të këtij mandati.

Në mandatin e parë të Donald Trumpit,  konkretisht në shatorin e vitit 2020 në mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkrua marrëveshja e Uashingtonit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit