Avokati Tomë Gashi, i cili njihet për mbështetjen ndaj VV-së, është lëshuar në gjuhë të ulët ndaj ish të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenel.
Gashi thotë se as Grenelli e as rrethi i tij, nuk kanë çka i bëjnë Albin Kurtit.
Tutje ai duke pretenduar se Grenelli merr 100 mijë euro në muaj nga Serbia, ka thënë fjalë të ulta për të. “Ia qojmë një djalë të ri e të bukur, edhe fol seriozisht me të”, ishin fjalët e Gashit.
“As Grenelli, as kusheritë e Grenellit, as dajtë e Grenellit, s’kanë çka i bojnë bash kurgjo hiç Albin Kurtit, po nëse ai bash bohet qaq i fuqishëm, na e njohim bre një djalë të që takohet me Grenellin, sakrifikiohet për çështje, edhe e takon e bisedon, një djalë të ri e të bukur, edhe fol seriozisht me të, a din çka lej këto 100 mijë euro edhe bënu me Kosovën, ose së paku i pavarur.
“Nëse Grenelli është ka i merr 100 mijë euro në muaj prej Serbisë për lobim, Atëherë na pe gjejm një djalë të bukur edhe pe ulim në tavolin me Grenellin”, thotë ndër të tjera Gashi.