spot_img
Friday, November 8, 2024
spot_img

Tre muaj pas, ende nuk ka të autopsi për vdekjen e 30-vjeçares gjendja e së cilës dyshohet se u neglizhua nga mjekët e Spitalit Amerikan

Më shumë se tre muaj pas vdekjes nën rrethana të dyshimta të një 30 vjeçareje nga Malisheva, rezultatet e autopsisë nuk janë përfunduar ende. E reja, ndonëse vdiq në QKUK, dyshohet se shkaktar i humbjes së jetës së saj ishte trajtimi joadekuat dhe neglizhenca e mjekëve të Spitalit Amerikan në Prishtinë. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit e cila nga muaji gusht i këtij viti është në pritje të raportit përfundimtar të IML-së.

30 vjeçarja A.M.-D., nga Komuna e Malishevës humbi jetën në QKUK, të premten e 2 gushtit 2024, ku ishte shtruar në gjendje kritike. Deri te vdekja e saj po dyshohet se erdhi si pasojë e trajtimit jo-adekuat nga mjekët e Spitalit Amerikan në Prishtinë ku e reja kishte trajtuar problemet me veshkat dhe kishte pasur dy ndërhyrje.

Rastin ndaj Spitalit Amerikan familja e viktimës e kishte hapur menjëherë në ditën kur ajo vdiq. E në trajnim e mori edhe Prokuroria e Shtetit e cila po e trajton si “hetim mbi vdekjen” dhe me të po merret një prokuror nga departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ju njoftojmë se ditën kur është raportuar rasti në fjalë, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për autopsi për trupin e pa jetë, e po ashtu, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje”, konfirmoi për gazetën online Reporteri.net, Prokuroria Themelore e Prishtinës, më 14 gusht 2024.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast dhe është duke e trajtuar. Jemi në pritje të raportit të autopsisë, si dhe të rezultateve nga hetimi, prandaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë më Ju informata të detajuara”, kishte thënë tutje Prokuroria e Shtetit.

Por kur kanë kaluar 4 muaj nga rasti tragjik, raporti i autopsisë nuk ka shkuar ende në Prokurori, raporton gazeta online Reporteri.net. Kjo pasi, Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk e ka përfunduar atë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga vetë Ministria e Drejtësisë, nën të cilën funksionon mjekësia ligjore e Kosovës.

Nga MD-ja kanë edhe një arsyetim.

Ju njoftojmë se rasti në fjalë është ende në pritje të rezultateve të analizës histopatologjike (mikroskopike). Këto analiza varësisht nga vëllimi i punëve në laborator mund të vonohen për më tepër se disa muaj. Sapo të jenë gati mostrat për ekzaminim mikroskopik ato do të ekzaminohen nga histopatologët, të cilët në fund do të dalin me një raport histopatologjik i cili do t’i bashkëngjitet raportit përfundimtar të autopsisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Disa ditë pasi kishte ndodhur tragjedia, familjarët e viktimës i treguan gazetës online Reporteri.net se 30 vjeçarja kishte kryer dy operacione në veshka në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Një në muajin maj e tjetrin në qershor të këtij viti.

Operimi i dytë, sipas tyre ka shkuar keq, gjë që nga atëherë, familja pretendon edhe në kallximin e tyre penal në polici, të rejës veç i është përkeqësuar gjendja çdo ditë e më shumë, dhe si pasojë gjatë muajit korrik viktima u trajtua në QKUK, ku edhe vdiq më 2 gusht të këtij viti.

Mediumi, përmes e-mailit, ka provuar disa herë të marrë sqarime nga Spitali Amerikan rreth rastit, por asnjëherë nuk kanë kthyer përgjigje. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit