spot_img
Friday, November 8, 2024
spot_img

Vazhdon kërkimi për vrasësit e dyshuar të 37-vjeçarit

Valmir Salihu dhe Florian Mitev janë dy personat më të kërkuar momentalisht në Kosovë.

Ata dyshohet se të enjten ia morën jetën 37-vjeçarit Sokol Osmani, pasi e qëlluan atë me armë zjarri.

Viktima nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe vdiq në vend, para një objekti në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në lagjen “Qenar Qeshme” të qytetit të Gjilanit.

Motivi i vrasjes nuk dihet ende, derisa hetimet për rastin janë në zhvillim.

Dy të dyshuarit, Valmir Salihu dhe Florian Mitev u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati tash e më shumës e 20 orë.

Autoritetet policore deklaruan sot se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë kontrolluar dy shtëpi në Gjilan të enjten. Megjithatë, të dyshuarit nuk janë kapur ende.

“Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi”, tha sot Policia e Kosovës, në një njoftim për rastin.

Valmir Salihu dhe Florian Mitev, të dy 26 vjeç, janë persona me precedent kriminal.

Salihu ka vuajtur në të kaluarën një dënim me burgim për “lëndim të lehtë truport”.

Në vitin 2018, ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me një vit burgim për rrahjen, bashkë me dy të tjerë, të një personi në Gjilan.

Ndërkaq, Florian Mitev është një i dënuar për vjedhje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit