spot_img
Friday, November 8, 2024
spot_img

Befason Kelmendi: Pasi u ankua për çmimin e larjes së veturës, tregon se la edhe bakshish

Gazetari Adriatik Kelmendi më herët të premten u shpreh i befasuar në “Facebook” dhe u ankua për çmimin e larjes së veturës, por mësa duket nuk është treguar dorështrënguar me punëtorin ose pronarin e autolarjes.

“Mirëmëngjesi! 7 euro qenka ba me e la veturën veç jashtë! 2-3 max ka qenë deri vonë! Po përparojmë!” – shkroi Kelmeni në llogarinë e tij në “Facebook”, duke publikuar me ironi edhe figura duartrokitjesh.

Sidoqoftë, një mërgimtar i zbuloi një “sekret” të vogël gazetarit, pasi e “detyroi” të tregonte se në autolarje kishte lënë edhe bakshish, edhe pse publikisht u ankua për çmimin e larjes.

“Un dje e dergova veturen me la, qmimi ke tri euro, mi kishin pastru edhe tepihat! Po un hala pa e pastru ja u jepi bakshishin! Provo fillo me jep bakshish, reziko ni here!” – i tha një komentues me emrin Jerry Rexha.

Kelmendi iu kundërpërgjigj atij pas disa minutave: “Me bakshish 10 mu ba, por nuk e permenda. Ju amerikanet jepni bakshish, por edhe keni qejf me e permende mandej.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit