spot_img
Friday, November 8, 2024
spot_img

Muja me projeksionet e tij, jep shifra befasuese për zgjedhjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se sondazhet e besueshme në dy vitet e fundit e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje afër 50 për qind.

“Unë e di me siguri që në dy vitet e fundit, çdo sondazh i besueshëm e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje ndërmjet 49.3 dhe 49.8 për qind brenda vendit, duke përfshirë edhe sondazhin e fundit, i cili është 49.8 për qind,” tha Muja.

Ai shtoi se LV-ja do ta ketë edhe një mandat tjetër, duke theksuar se sipas tij, Qeveria do të jetë stabile dhe nuk do të varet nga ndonjë koalicion.

“Unë jam më se i bindur që populli i Kosovës do ta vazhdojë edhe një mandat tjetër dhe do t’ia ofrojë Qeverisë Kurti edhe një mandat për të kompletuar të gjitha reformat dhe synimet tona strategjike. Unë jam i bindur për këtë dhe më e mira do të ishte një Qeveri që është stabile dhe që nuk varet nga asnjë konjukturë politike, e cila në të kaluarën u ka shërbyer grupeve të interesit,” tha Muja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit