spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Lajm i mirë: Avokati Koci nga Serbia: E kam gjetur vendin ku është kufoma e Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci është duke qëndruar sot në Serbi, ku do të nisë procedurat për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, i vrarë më 19 korrik, në Serbi.

Për Indeksonline, Koci ka deklaruar se ka arritur të lokalikozjë vendin ku gjendet kufoma e të ndjerit Hajrizi.

Megjithatë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Koci thotë se nuk mund të ndajë më shumë detaje për publikun.

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka dhënë një prononcim për Indeksonline lidhur me autorizimin që i është bërë nga familja e Faton Hajrizit për sjelljen e trupit të tij në Kosovë.

Koci ka treguar se tashmë ka arritur në Serbi.

“Mund t’ju konfirmoj që sapo kam arritur në Serbi. Tash po vazhdoj me aktivitete në realizimin e misionit tim. Për momentin nuk mund të jap më shumë informata.

Ka tendenca të qarta që të zvarritet procesi i kthimit të kufomës në Kosovë, por ne do të bëjmë gjithçka nga ana jonë” ka thënë Koci për Indeksonline

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit