Sunday, October 13, 2024
spot_img

ShbA-ja e shkel në fund, eliminon Serbinë dhe shkon në finale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kualifikuar në finale të basketbollit në Lojërat Olimpike.

Ekipi i super yjeve të basketbollit e mposhti në gjysmëfinale Serbinë me shifrat 95:91 për t’u kualifikuar tutje, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, kualifikimi nuk ishte edhe aq i lehtë, me Serbinë që ishte më e mirë në tre cerekët e parë.

Rezultati pas 30 minutave ishte 76:63, kurse çereku i fundit ishte spektakolar për amerikanët, që e fituan me shifrat  32:15.

Steph Curry ishte më i miri në palestër me 36 pikë gjithsej, i ndjekur nga Embiid me 19 dhe LeBron James me 16.

Në finale, ShBA-ja do të përballet me Francën që e mundi më herët sot Gjermaninë me rezultat 73:69.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit