Tanimë të gjithë e dinë që Luiz Ejlli është “fenomeni” i Big Brother Vip Albania. E duke e ditur këtë fakt, një nga banoret e shtëpisë së “Vëllait të Madh” në Kosovë i ka shkruar për t’i marrë ndonjë këshillë mbi eksperiencën e tij në shtëpi si dhe për “sekretet” e fitores.
E kemi fjalën për Gresën e cila ka treguar së fundmi se i kishte dërguar një mesazh këngëtarit dhe ky i fundit i ishte përgjigjur brenda pesë minutash duke i dhënë disa këshilla të sinqerta.
“Para se të futesha në shtëpi, mendova t’i shkruaja Luizit në Instagram dhe ta pyesja nëse kishte ndonjë këshillë për mua. I dërgova një mesazh me llogarinë time personale, ku kam disa foto provokative, dhe nuk vonoi shumë që të më kthente përgjigje”, tha ajo bërë me dije më pas se Luizi i shkruajti duke i thënë: “Përshëndetje. Së pari, nuk të njoh dhe nuk e di çfarë tipi je. Së dyti, nuk ta sugjeroj të hysh, pasi nuk ke mjaftueshëm përvojë për një vend të tillë. Së treti, nëse hyn, do dalësh pas dy ditësh. Së katërti, fotot provokative që ke në profil të dëmtojnë direkt. Së pesti, edhe fotot luksoze mund të të shkaktojnë probleme”