spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Kurrë këtë ditë se kam mendu…” – Reagon vëllai i Hajrizit, pasi u konfirmua se Fatoni u vra

Zyrtarisht është konfirmuar se personi i vrarë nga forcat serbe është Faton Hajrizi, e lidhur me këtë ka reaguar vëllai i tij Artan Hajrizi.

“Kurrë këtë ditë se kam menu që me len vllavi jem si i gjallë e si i vdekur ti je në shpirtin tem”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit në Serbi, ka dhënë lejë për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, që u vra në Lloznicë.

Nëpërmjet një njoftimi MPJD ka bërë të ditur se Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit