spot_img
Thursday, November 7, 2024
spot_img

Fitorja e Trumpit, Kulla: Brenda vitit 2029 mund ta kemi kthimin e Thaçit e të tjerëve nga Haga

Ilir Kulla, analist, ka folur në lidhje me ndikimet që mund të ketë ardhja e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë si president i ShBA-së.

Duke folur një ditë para votimeve në ShBA, Kulla theksuar se republikanët mund të shtyjnë agjenda për të shërbërë Gjykatën Speciale të Kosovës, e cila me seli është në Hagë.

Sipas Kullës, brenda vitit 2029, mund të pritet kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

“Nëse fiton Trumpi, Republikanët janë të qartë që do të shtyjnë për nga shpërbërja e gjykatave speciale siç është ajo e Kosovës apo siç është edhe ajo e Shqipërisë, sepse ata mendojnë se me të njëjtën skemë është persekutuar edhe kandidati i tyre për president, ish Trump. Kështu që nëse do të ketë një fitore të Trumpit, ne mund të projektojmë që brenda vitit 2029,…pra brenda 2029-ës ne mund të kemi kthimin e atyre që për një arsye ose tjetër janë në burgun e Hagës” – është shprehur Kulla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit