spot_img
Thursday, November 7, 2024
spot_img

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë ku vdiq 21 vjeçari mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik e jo rrallë herë përfundojnë edhe me fatalitet.

Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

21-vjeçari që humbi jetën te rrethrrotullimi që po ndërtohet afër Pestovës është Meti Istrefi i cili pas plagëve të marra u nda nga jeta.

Siç njofton policia – viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve të rënda, mirëpo ka ndërruar jetë në spital rreth orës 00:40 të datës së sotme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit