Nga Kimete Berisha
– Herën e parë, Edi Rama e quajti “i çmendur’, e Albin Kurti e konsideroi ‘proserb me thika mbi tavolinë’.
– Këtë herë, edhe Edi Rama, edhe Albin Kurti e kuptuan se s’janë shqiponja siç kanë kujtuar, dhe nga frika e uruan Donald Trump për fitoren e jashtëzakonshme!
– Urimet e tyre tregojnë se edhe Edi Rama, edhe Albin Kurti e kanë kuptuar se janë të vetmuar, në një Vetmi të Re të painterpretueshme dhe plotësisht të paparashikueshme.
– Viteve të fundit pozita e Amerikës në Kosovë dhe në Shqipëri ka rënë aq ‘poshtë’ sa që Edi Rama e ka pas privatizuar ambasadën amerikane, e ka pas bërë aq shoqe ish ambasadoren amerikane në Shqipëri, të cilën e fascinoi aq shumë sa që ajo bënte çfarë donte ky.
– Ajo e kishte president Edi Ramën jo Presidentin Biden, ndërsa në Kosovë arroganca e Albin Kurtit u bë aq e madhe, sa që Albin Kurti thoshte se shqiptarët i tutën ‘Amerikës e nuk e duan’.
– Armiqtë më të tërbuar të Amerkës, superfuqitë botërore nuk kanë pasur guxim dhe nuk janë ulur aq poshtë sa të shtrembërojnë emrin e Amerikës për ta zvogëluar, dhe ta quajnë ‘Amelikë’, siç e quante Albin Kurti.
– Njëfarë Fitore Pacolli, në emër të Albin Kurtit thoshte se Kosova as që ka nevojë për KFOR-in.
– Kosova s’ka pasul për ushtrinë e saj inekzistente, të cilës pushteti ia vodhi pasulin, por ka arrogancë më shumë se çdo superfuqi botërore.
– Sikur arroganca e shqiptarëve të ishte armë do të mund ta bënte rrafsh me tokë…!
– Karizma e ambasadorit amerikan në
Kosovë është aq e papërfillshme sa që çkado që thotë ai, qeveria e Kosovës tallet me të, nuk e bën hesap dhe e fyen.
– Ai është i nënçmuar dhe fjala e tij nuk ka pasur kurrëfarë peshe për qeverinë Kurti. Është edhe i përndjekur nga paramilitarët online të Vetëvendosjes!
– Kështu, edhe pa Trumpin, Kosova e ka humbur përkrahjen amerikane, ka mbetur e vetmuar, sepse kështu ka pasur qejf dhe qëllim pushteti, që të pavarësohet nga Amerika!
– Albin Kurti nuk e do afër vetes askënd që ia kujton që është askushi, siç është secili shqiptar arrogant.
– Për dallim nga Edi Rama, një ‘dashnor’ i neveritshëm i Sorosit, Albin Kurti e ka arrogancën të sinqertë, sepse mendon se është më i ditur se të gjithë njerëzit që i njeh!
– Por, ky lëre që nuk u soll si i mençur (t’i mbaj afër vetes të fortit), por as si normal. Sepse, njeriu i mençur ia di hallin vetes. (Boll i mençur ka qenë Niçe, por ja që nuk e ka ditur se i ka poezitë ‘e këqija’).
– Me Albin Kurtin Kosova ka hyrë në një Vetmi të Re, ku vetmia nuk ndahet, por secili e jeton vetminë e tij në një vend plotësisht të vjedhur dhe të shkatërruar, me ajrin më të ndotur në Evropë (anipse nuk prodhon gjë, veç konsumon)…
– Me Albin Kurtin Kosova u bë më e varfëra në Evropë.
Para se ta merrte pushtetin, Albin Kurti thoshte se Kosova nuk është e varfër por e vjedhur, tash që prap është më e varfëra çfarë ka për të thënë!
– Më vjen keq, ama bash-bash miellin e rezervave shtetërore s’e ka vjedhur askush para qeverisë Kurti!
Askush s’ka qenë aq hajn sa të vjedh bukën e ditëve me shi!
– Kosovën askush s’e viziton, askush s’merret me të.
– Kur ne që jetojmë në Kosovë nuk shohim të ardhme këtu, paramendoje se si e sheh bota e zhvilluar një vend që prodhon veç arrogancë dhe mendjemadhësi!
– PDK, LDK dhe AAK kurrë s’kanë qenë arrogante me ata që e çliruan Kosovën, me Amerikën.
I pari shqiptar që ia ktheu fjalën Amerikës dhe i nënçmoi është Albin Kurti.
– Albin Kurti ka punuar shumë që të pavarësohet nga Amerika dhe ka arritur!
Pavarësia që e ka arritur është Vetmia dhe izolimi.
– Mendon se askush në botë nuk i duhet, përveç popullit.
Albin Kurti kujton se populli i mjafton, dhe se e shfrytëzon popullin si ushtri kundër krejt botës!
– Me këto ide e ka prurë veten në
këtë gjendje, që pa e ndihmuar askush ka rënë kaq shpejt dhe rënia e tij vazhdon!
– A ka mundësi të shpëtojmë
nga Vetmia e Re?’
– Për të shpëtuar nga Vetmia e Re, s’duhet shumë mund, duhet urtësi.
Krejt bota e di se ti je më i varfëri, më i padituri dhe hajni më i madh në Evropë, aq i mençur që je!
– Albin Kurti punoi me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së dhe ministrja e tij në OKB e shpalli ‘Të shquar dhe të ndershëm’
vrasësin e shqiptarëve – Oliver Ovanoviç’.
Qe kush ka pasur ‘thika’ mbi tavolinë..!
– Neve na çliruan nga Serbia, por jo nga vetvetja.
Pushteti u shfrytëzua për të vjedhur, rrjepur dhe rrënuar.
Dhe, ende gjendet dikush që shpreson…!
P.S. Në këtë kohë botës i duhet ai që e thotë atë që mendon dhe që e mendon atë që do: Donald Trump!