spot_img
Thursday, November 7, 2024
spot_img

Jack Smith “dezerton”, tërhiqet nga detyra dhe nuk e pret betimin e Trumpit si president

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, para pak ditësh kishte thënë se do ta shkarkojë “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith, në momentin kur merr postin e presidentit.

Donald Trump kishte thënë ndër të tjera se përpos shkarkimit, do ta dëbojë nga vendi prokurorin Jack Smith.

Jack Smith nuk e priti shkarkimin. Sipas CNN dhe FOX News, Departamenti i Drejtësisë e ka konfirmuar se Jack Smith po largohet nga pozita para se Trump të betohet si president.

Ish-kryeprokurori Jack Smith ishte akuzuar nga njeriu i afërt i presidentit Trump, Richard Grenell, për sabotim të marrëveshjes së Uashingtonit ku ndërmjetës nga pala kosovare ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Jack Smith nuk ka busull morale. Ai ka tentuar ta kapte Donald Trumpin qe një kohë – dhe nuk i intereson që gënjen për ta arritur këtë qellim. Ai e ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë reputacionin e Hagës – dhe po, unë e kam një histori që kam për ta treguar për të”, kishte thënë Grenell.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit