spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Petkoviq e nis me propagandë, pretendon se policia hoqi posterë të Trump-it në veri

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka nisur menjëherë me fushatë propagande se gjoja Policia e Kosovës ka hequr posterë të Donald Trump në veri.

Posteret u vendosën nga disa serbë lokalë Mitrovicë të Veriut.

Petkoviq në “X” ka postuar një fotografi ku pretendon se një polic po heq poster të Trump, ndonëse askund nuk shihet që të jetë poster i Trump-it. Për më tepër, rasti pretendohet të jetë në Leposaviq, kurse fotografitë e tjera të bashkëngjitura shihen të jenë në Mitrovicë të Veriut.

“Niveli i hipokrizisë së regjimit në Prishtinë në fjalët e tyre uruese për Presidentin Trump më së mirë tregohet me sjelljen e policisë së Kosovës ku po shqyejnë posterë të Trump-it në Leposaviq”, ka shkruar Petkoviq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit