spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Pavarësisht vdekjes së 14 personave, Vulin mbron regjimin serb pas protestën në Novi Sad: Ky është gëzim për çdo armik të Serbisë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vazhduar me propagandën e tij dhe hedhjen e fajit tek dikush tjetër, kur njerëzit protestojnë ose kundërshtojnë regjimin e Aleksandar Vuçiqit në Serbi.

Kështu ka bërë edhe sot kur ka folur rreth asaj që ndodhi mbrëmë në qytetin e Novi Sadit dhe raportimeve që u bënë rreth asaj proteste të madhe, ku u kërkuan edhe dorëheqje nga postet e u ngjyros postieri i presidentit serb me duar me ngjyrë të kuqe, që simbolizonin gjakun.

Vulin që është i lidhur ngusht me Rusinë dhe i sanksionuar nga Amerika, tha se “çdo politikan dhe media në Kroaci po feston me zë të lartë” për shkak të ngjarjeve të sonte në Novi Sad.

“Nga mediat kroate ka ardhur lajmi për dhunën në rrugët e Novi Sadit”, tha Vulin.

Ai theksoi se grisja e flamujve të Serbisë dhe rrënimi i Bashkisë “është gëzim për çdo ustash dhe armik të Serbisë”.

“Kështu do të dukej sundimi i shkabave po t’u jepej pushteti pa zgjedhje. Shteti i Serbisë duhet të tregojë se ekziston dhe t’i përgjigjet forcës me forcën e ligjit. Grupet që abuzojnë me dhimbjen dhe fatkeqësinë nuk duhet të fitojnë”, tha ai.

Ndryshe protesta u organizua pas tragjedisë në Novi Sad, kur muri i stacionit të trenave u shemb dhe la të vdekur 14 persona e disa të lënduar.

Objekti u ndërtua nga një firmë kineze, që kishte bashkëpunim edhe me Zvonko Veselinoviqin dhe njeriut kryesor si pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiciq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit