spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Bebe Rexha në lidhje dashurie me një arkitekt grek, publikohen foto të çiftit nga pushimet

Siç edhe kënga e saj hit “Heart Wants What It Wants” thotë, Bebe Rexha e di që zemra do atë që do – dhe ajo po shijon momentin.

Të hënën, më 5 gusht, ylli i muzikës, 34 vjeçe, u fotografua për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Simos Liakos, në Itali gjatë një pushimi.

Çifti u pa duke shijuar diellin pranë ujit në Sardenjë, ku artistja e hitit “Meant to Be” u pa me rroba banje të zeza, duke i vendosur krahun mbi kraharorin e arkitektit dhe inxhinierit dhe duke e përqafuar atë.

Përfaqësuesit për media të Bebe Rexhës nuk iu përgjigjën kërkesës të revistës “People” për komente.

Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi ajo ndau mesazhe me ndjekësit e saj në Instagram ku ai supozohej të kishte folur negativisht për shtimin e saj të peshës.

Gjatë një performimi në Londër më 28 korrik, ajo prezantoi këngën e saj “Atmosphere”, duke i thënë publikut, “Tani sapo kam kaluar një ndarje, kështu që mund të bëhem pak emocionale, kështu që ju duhet të më ndihmoni”, sipas E! Online.

Kënga përshkruan ndarjen nga një dashnor dhe përfshin vargjet, “Dhe nuk mund të fajësoj veten për t’u humbur në premtimin tënd / Dhe nuk mund të fajësoj ty që më le”.

Bebe Rexha përndryshe këtë verë vizitoi për herë të parë Kosovën, ku pati një paraqitje madhështore në festivalin “Sunny Hill 2024”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit