Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Rast i rëndë/ Ky është vendi ku humbi jetën zjarrfikësi në Klinë gjatë kohës që po intervenonte

Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës para pak orësh në Krushevë të Klinës, i ndjeri ishte duke intervenuar në një rast.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se i ndjeri ishte duke shuar zjarrin në Krushevë të Vogël, ku u rrëzua dhe më pas u dërgua në QMF – ku u konstatua vdekja e tij.

“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Sinjali mëson se zjarrfikësi ishte duke intervenuar në një fushë të djegur në Krushevë të Vogël në Klinë, ku edhe humbi jetën.

Më poshtë mund ta shikoni vendin ku humbi jetën zjarrfikësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit