Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq, anëtarë të partisë “Demokracia Serbe,” u arrestuan nga Policia e Kosovës, por u liruan pas intervistimit në stacionin policor.
Sipas Policisë, Arsenijeviq dhe Veljkoviq penguan punëtorët e kontraktuar për të pastruar grafite me mbishkrime nacionaliste, si “Severna Brigada,” që ndodhen në sheshin afër urës Ibrit në Mitrovicë.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e fundit të këtyre dy politikanëve, të cilët, sipas tij, janë të lidhur me shërbimin inteligjent serb, BIA.
Musliu ka theksuar se këta dy persona janë të përfshirë në provokime të vazhdueshme dhe destabilizuese në veri të Kosovës.
“’Politikanët’ e sponsorizuar nga BIA në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq nga partia “Demokracia Serbe,” vazhdojnë të jenë recidivistë në provokimin e incidenteve për të krijuar trazira fiktive në Kosovë.
Këta dy persona, duke tentuar të krijojnë incidente destabilizuese në veri të Kosovës për të penguar integrimin e vendit, sulmuan punëtorët që ishin kontraktuar për rilyerjen dhe pastrimin e grafiteve raciste dhe nacionaliste antishqiptare,” ka shkruar Musliu.
Ai shtoi se Arsenijeviq dhe Veljkoviq iu afruan punëtorëve, goditën një kovë me bojë dhe iu drejtuan atyre duke pyetur: “Çfarë po bëni këtu?” Ky komunikim është i dëgjueshëm në një video të incidentit.
Pas derdhjes së bojës, Arsenijeviq u tha punëtorëve: “U derdh, këto gjëra ndodhin,” duke synuar të krijojë një incident. Gjatë arrestimit, ata vazhduan të provokojnë dhe të rezistojnë ndaj Policisë së Kosovës, edhe pse ishin paralajmëruar disa herë të mos pengonin punën dhe të largoheshin. Të dy u liruan menjëherë pas intervistimit.
Musliu shtoi se këta persona, së bashku me Listën Serbe dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale serbe, janë përfshirë në provokime të vazhdueshme kundër institucioneve të Kosovës.
“Këta dy persona, së bashku me Listën Srpska dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale serbe, kanë kryer provokime të njëpasnjëshme kundër institucioneve të Kosovës.
Ata janë të njëjtët persona që provokuan më parë, kur serbët bllokuan dhunshëm ndërtesat komunale në veri të Kosovës gjatë protestave”, përfundoi Musliu.
The “politicians” sponsored by the BIA in Kosovo, Aleksandar Arsenijević and Stefan Veljković from the political entity “Serbian Democracy”, continue to be recidivists in provoking incidents to create fictitious disturbances in Kosovo.
— Agim Musliu (@agim_musliu) August 8, 2024
These two individuals, attempting to… pic.twitter.com/ffDgJjxXOh